BIOTINA, sekreti i rinisë: Vitamina “zot” për flokët, thonjtë dhe lëkurën
Biotina është një vitaminë që tretet në ujë.
Po ashtu, është e njohur si vitaminë-B (Vitaminë B7), vitaminë H, apo koenzimë R, i cili në mënyrë natyrale gjendet në trupin tonë.
Formohet natyrisht në zorrë dhe mund të gjendet në ushqime të ndryshme.
Mungesa e biotinës mund të trajtohet me ushqim të përshtatshëm apo me suplemente.
CILI ËSHTË FUNKSIONI I BIOTINËS?
Kjo vitaminë është shumë e rëndësishëm për flokët, shëndet të thonjve, si dhe për lëkurë. Biotina ndihmon në rritje të shëndetshme dhe zhvillim, si dhe ndihmon në shërimin e shumë problemeve në trup.
Gjithashtu ndihmon në shndërrimin e karbohidrateve dhe yndyrave në energji, si dhe është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve.
Për këtë arsye, ngërçet dhe dhimbjet e muskujve si rezultat i mosarritjes së trupit për ta përdorur sheqerin si burim të energjisë, mund të jetë simptomë e mungesës së biotinës.
ACIDET YNDYRORE
Shumica e simptomave të mungesës së biotinës përfshijnë probleme me lëkurë.
Prodhimi i yndyrës është i rëndësishëm veçanërisht për qelizat e lëkurës, ngaqë ato vdesin dhe duhet të zëvendësohen me shpejtësi, gjithashtu ato janë në kontakt me mjedisin e jashtëm dhe duhet të luajnë rolin e pengesës së përzgjedhur.
Në raste kur qelizat nuk prodhohen në sasi të duhura, qelizat e lëkurës janë të parat që zhvillojnë probleme.
Të miturit në mungesë të biotinës zhvillojnë dermatit, copëza të verdha të skuqura rreth kokës, vetullave dhe lëkurës prapa veshëve.
Tek të rriturit quhet seborrheic dermatitis, që mund të zhvillohet në pjesë të ndryshme të trupit.
SISTEMI NERVOR
Për arsye se glukoza dhe yndyra përdoren për energji brenda sistemit nervor, biotina po ashtu funksionon si vitaminë ndihmës në këtë zonë.
Numër i madh i simptomave të nervave është i lidhur me mungesën e biotinës.
Këto simptoma përfshijnë dridhje, mungesë e koordinimit të muskujve (ataxia), dhe zvogëlim të forcës muskulore (hypotonia).
SHENJAT E MUNGESËS SË BIOTINËS
Rënia e flokëve: përveç rënies së flokëve, flokët bëhen më të holluara dhe kanë degëzime.
Thonjtë: shtresimet dhe pamundësia e rritjes së thonjve.
Sistemi nervor dhe muskulor: mungesë e koordinimit të muskujve, plogështi dhe dridhje.
Lëkura: skuqjet e vazhdueshme në lëkurë dhe humbja e shkëlqimit natyral të lëkurës.
Të tjera: skuqje rreth syve, apati (mungesë e energjisë), shenjat e para të depresionit, ndjesi shpimi gjilpërash në nyje, etj.
BASHKËVEPRIM ME USHQIME TJERA
E bardha e vezë e papjekur përmban një substancë (avidin) e cila bashkohet me biotinën dhe pamundëson absorbimin.
Ngrënia e 2 apo më tepër e bardhës së vezë e papërgatitur për një kohë shkakton mungesë të biotinës.
Leave a Reply