Blog

Aloe Vera, bima çudibërëse me veti të shumta kuruese

Për të lehtësuar djegiet e lehta por dhe për pastrim, vetitë e aloe verës janë me vërtetë shumë. E njohur që në kohët e lashta për balsamim, romakët antikë e përdornin për higjienën e trupit.

Për të lehtësuar djegiet e lehta por dhe për pastrim, vetitë e aloe verës janë me vërtetë shumë. E njohur që në kohët e lashta për balsamim, romakët antikë e përdornin për higjienën e trupit.

Aloe Vera është tipike e klimës së ngrohtë e gjatë deri në një metër me gjethe të gjata mishtore me ngjyrë jeshile intense. Surpriza është e fshehur brenda saj, xheli mrekullibërës transparent që ka një përdorim të gjerë. Ja për çfarë mund ta përdorni Aloe Verën?

Djegiet?

Në fund të viteve ’50 u përdor për herë të parë kundër djegieve, nga një farmacist nga Teksasi. Edhe nëse digjeni në shtëpi gjatë gatimit, mjafton të keni bimën e Aloe në vazo dhe përdoreni.

Stop insekteve!

Përveç djegieve, Aloe Vera jep lehtësi dhe për pickimet e insekteve. I kombinuar me tea tree oil ka veti mjaft të mira antibakteriale dhe dezinfektuese. Në treg ka mjaft kremëra me përbërje Aloe Vera por kujdesuni të gjeni ato me përqindjen më të lartë të saj.

Aleat i bukurisë!

Për një hidratim të lëkurës tonë, rifreskim, dhe sidomos për pjesën rreth syve, mjafton një sasi e vogël xheli e Aloe në dorë dhe shtoni dy pika vaj natyral duke e masazhuar me duar në lëkurë.

Read more...

5 arsye përse po ju krijohen rrudha (që nuk kanë lidhje me moshën)

Rrudhat në pjesën e syve, vijat gjatë buzëqeshjes dhe rrathët që krijohen në qafë duken të gjitha si pjesë të paevitueshme me rritjen e moshës.

Ndonjëherë jo vetëm kalimi i moshës është përgjegjës për formimin e këtyre rrudhave dhe ndonjëherë nuk është as shkaku kryesor. Teksa gjenetika dhe koha bëjnë punën e vetë, ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë të cilëve nuk jeni duke i kushtuar shumë vëmendje. Ja cilat janë 5 arsyet më kryesore.

Kremit tuaj të  përditshëm i mungon një element kyç

“90% e të gjitha rrudhave të dukshme shfaqen si rezultat i ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollcë”, tregon Mona Gohara, profesoreshë e dermatologjisë në “Shkollën e Mjekësisë Yale”.

“Pjesë e këtij problemi është se njerëzit e përdorin kremin kundër diellit vetëm gjatë stinës së verës dhe e harrojnë atë gjithë pjesën tjetër të vitit. Ai krem nuk është vetëm për kur ju shkoni në plazh ose në pishina. Nuk duhet harruar se jeni duke u ekspozuar ndaj rrezeve ultravjollcë edhe teksa dilni për një ecje, gjatë kohës që shkoni në punë ose edhe kur jeni duke ngarë makinën”.

Teksa një sasi kaq e vogël e diellit nuk shkakton dëme të mëdha, si djegie , kur ajo mblidhet ndikon në formimin e rrudhave. Pra, këshilla më e mirë do të ishte të mos dilnit asnjëherë nga shtëpia pa vendosur krem kundra diellit.

Jeni duke konsumuar  shumë brumëra

Të gjithë e dinë se sheqernat janë një lajm i keq për linjat tuaja, por mund të surprizoheni po të mësoni se lista e  efekteve negative nuk mbaron me kaq. Lëkura juaj është një organ dhe sheqeri është një armik për të. Sheqeri së bashku me ushqime të tjera të pasura me karbohidrate dhe glicemi janë shkaktarë të inflamacioneve të ndryshëm të lëkurës. Kjo është një arsye tjetër për të zëvendësuar bukën e bardhë dhe makaronat me bukë të zezë.

Jetoni në qytet

Banorët e qyteteve duhet të tregojnë më shumë kujdes. Ajri i ndotur është i dëmshëm për lëkurën, ashtu si dhe për mushkëritë.  Kërkimet kanë treguar se njerëzit që janë më të ekspozuar nga  tymi dhe bloza që lëshojnë makinat, si dhe nga faktorë të tjerë ndotës, kanë më shumë mundësi të zhvillojnë rrudha.  Nëse një zhvendosje në periferi dhe në fshatra nuk është e mundur, zgjidhja tjetër mbetet një dietë e pasur me ushqime që janë burime antioksiduesish, si perimet e gjelbërta ose edhe peshqit e yndyrshëm. Po ashtu këshillohet edhe përdorimi i produkteve kozmetike që përmbajnë antioksidues, si për shembull vitamina C.

Rrini zgjuar deri natën vonë

Ndiheni vazhdimisht të rraskapitur dhe nuk flini mjaftueshëm? Është një kombinim shumë i keq ky për shëndetin, që çon në rritjen e nivelit të kortizolit, një hormone stresi që merr pjesë në krijimin e rrudhave. Lëkura gjithashtu rigjeneron vetveten teksa jeni duke fjetur, kështu që, nëse nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm, jeni duke e humbur një pjesë të këtij procesi.

Pini duhan

Nëse rritja e rrezikut ndaj kancerit të mushkërive, sëmundjeve të zemrës dhe komplikacioneve të ndryshme në mushkëri nuk janë arsye të mjaftueshme për të hequr dorë nga vesi i pirjes së duhanit, ja ku po i shtojmë një fakt tjetër: Duhani ju bën të dukeni më të vjetër. Vetëm  veprimi i rrumbullakosjes së buzëve tuaja rreth një cigareje ndikon në formimin e vijave në pjesën e buzëve. Për më tepër, edhe dëmi kimik që shkaktohet nga tymi e bën lëkurën të humbasë ngjyrën dhe elasticitetin, shkruan shendeti, transmeton Klan Kosova.

Read more...

BIOTINA, sekreti i rinisë: Vitamina “zot” për flokët, thonjtë dhe lëkurën

Biotina është një vitaminë që tretet në ujë.

Po ashtu, është e njohur si vitaminë-B (Vitaminë B7), vitaminë H, apo koenzimë R, i cili në mënyrë natyrale gjendet në trupin tonë.

Formohet natyrisht në zorrë dhe mund të gjendet në ushqime të ndryshme.

Mungesa e biotinës mund të trajtohet me ushqim të përshtatshëm apo me suplemente.

CILI ËSHTË FUNKSIONI I BIOTINËS?

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishëm për flokët, shëndet të thonjve, si dhe për lëkurë. Biotina ndihmon në rritje të shëndetshme dhe zhvillim, si dhe ndihmon në shërimin e shumë problemeve në trup.

Gjithashtu ndihmon në shndërrimin e karbohidrateve dhe yndyrave në energji, si dhe është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve.

Për këtë arsye, ngërçet dhe dhimbjet e muskujve si rezultat i mosarritjes së trupit për ta përdorur sheqerin si burim të energjisë, mund të jetë simptomë e mungesës së biotinës.

ACIDET YNDYRORE

Shumica e simptomave të mungesës së biotinës përfshijnë probleme me lëkurë.

Prodhimi i yndyrës është i rëndësishëm veçanërisht për qelizat e lëkurës, ngaqë ato vdesin dhe duhet të zëvendësohen me shpejtësi, gjithashtu ato janë në kontakt me mjedisin e jashtëm dhe duhet të luajnë rolin e pengesës së përzgjedhur.

Në raste kur qelizat nuk prodhohen në sasi të duhura, qelizat e lëkurës janë të parat që zhvillojnë probleme.

Të miturit në mungesë të biotinës zhvillojnë dermatit, copëza të verdha të skuqura rreth kokës, vetullave dhe lëkurës prapa veshëve.

Tek të rriturit quhet seborrheic dermatitis, që mund të zhvillohet në pjesë të ndryshme të trupit.

SISTEMI NERVOR

Për arsye se glukoza dhe yndyra përdoren për energji brenda sistemit nervor, biotina po ashtu funksionon si vitaminë ndihmës në këtë zonë.

Numër i madh i simptomave të nervave është i lidhur me mungesën e biotinës.

Këto simptoma përfshijnë dridhje, mungesë e koordinimit të muskujve (ataxia), dhe zvogëlim të forcës muskulore (hypotonia).

SHENJAT E MUNGESËS SË BIOTINËS

Rënia e flokëve: përveç rënies së flokëve, flokët bëhen më të holluara dhe kanë degëzime.

Thonjtë: shtresimet dhe pamundësia e rritjes së thonjve.

Sistemi nervor dhe muskulor: mungesë e koordinimit të muskujve, plogështi dhe dridhje.

Lëkura: skuqjet e vazhdueshme në lëkurë dhe humbja e shkëlqimit natyral të lëkurës.

Të tjera: skuqje rreth syve, apati (mungesë e energjisë), shenjat e para të depresionit, ndjesi shpimi gjilpërash në nyje, etj.

BASHKËVEPRIM ME USHQIME TJERA

E bardha e vezë e papjekur përmban një substancë (avidin) e cila bashkohet me biotinën dhe pamundëson absorbimin.

Ngrënia e 2 apo më tepër e bardhës së vezë e papërgatitur për një kohë shkakton mungesë të biotinës.

Read more...

Benefitet e Vaj Argani për flokë Kacurrela.

Benefitet e Vaj Argani për flokë Kacurrela.

– Ushqen dhe jep shkëlqime flokëve tuaj .
– Ruan dhe trajton lëkurën e kokës.
– Definon kacurrelat,
– Jep volum dhe e bën flokun më të shëndritshëm
– I zbut flokët
– I bën më elastike

Vaj Argani per floket Kacurrela | Floke te shendetshem me Argan Oil.

Vaj Argani i quajtur ndryshe “Ari i Shkretetires” duket sikur eshte krijuar posacerisht per shendetin dhe estetiken e lëkurës dhe flokeve.
Argan Oil eshte nje aset i ri dhe i pazevendesueshem ne kete fushe.

Përbërsit magjik të vajit të arganit  | ARGAN OIL

Vaji i Arganit permban vitamine E ne sasi te medha, deri në tre here me shumë se Vaji i Ullirit e cila eshte shume e mire per largimin e rrudhave.
Gjithashtu ai eshte i pasur me vitaminat A dhe F, acide yndyrore të pangopura esenciale Omega 3 dhe Omega 6.
Ai permban mbi 80% acide yndyrore te pangopura, te cilat jane mjaft jetike per shendetin e organizmit.

Duke njohur vlerat e tij, industria e kozmetikes ka krijuar maskat e fytyres, shampot, locionet per floke dhe lekure etj.
Sot mund te thuhet se profuktet me Vaj Argani dhe cmimi konkurues ne treg jane nder me te sukseshmit dhe me te kerkuarit ne treg.

Vaj Argani per floke Kacurrela

Perfitimet qe do të keni nga vaji i arganit në një kohë të shkurter.

Argan Oil per floket kacurrela eshte me efekte te jashtezakonshme per shendetin e tyre.
Ai u jep butesi, shkelqim, ruan dhe ngjyrë të fortë. Sherben si nje hidratues i cili forcon rrenjet dhe fibrat e flokut. Nje mbrojtje ideale nga dielli, era, lageshtira dhe kripa.

Pas sezonit te plazhit eshte mjaft e domosdoshme nje trajtim i flokut me vaj argani. Pasi floku ka nevoje te rigjenerohet.
Po ashtu i vjen ne ndihme dhe flokeve te demtuar nga bojrat.
Nese keni floke te brishte, te thate, te holle, pa shkelqim, floke qe nuk rriten dhe qe ndahen ne mes apo floke qe bien. Trajtimi i tyre me Vaj Argani eshte ideal.

Vaji i arganit është nje ushqyes natyral për të gjitha llojet e flokeve, per floke te shendetshme por edhe të bukur . Mund te perdoret nga të gjithë

Read more...

Duhet të udhëtoni patjetër? Ndiqni këto këshilla për të qenë të sigurtë

Shumica e njerëzve janë izoluar dhe trafiku ajror është pakësuar në mënyrë dramatike, por ka ende njerëz që duhet të udhëtojnë.

Sipas Administratës të Sigurisë së Transportit, numri i njerëzve që udhëtojnë me avion ka arritur në një nivel shumë të ulët.

Por pyetja e të gjithëve është: A është i sigurtë udhëtimi me avion?

Shumë linja ajrore kanë marrë masa paraprake për t'i mbajtur udhëtarët të sigurt që nga fillimi i distancës sociale. Njerëzit mund të sjellin ushqimin dhe pijet e tyre në bord.

Një grua që po udhëtonte për të parë nënën e saj para se të ndërronte jetë, ishte pasagjerja e vetme e aeroplanit Delta Air Lines. Pijet gjatë fluturimit ishin vetëm disa shishe uji  Edhe linjat e tjera ajrore të mëdha kanë kufizuar pijet freskuese.

Disa linja të tjera ju tregojnë se ku mund të uleni në aeroplan për të ruajtur distancën nga njëri-tjetri.

Alaksa Airlines ka mundësuar anulimin e udhëtimit nëse në avion nuk mund të ruhet një distancë e sigurtë nga njëri-tjetri. Të gjitha linjat ajrore kanë rritur nivelin e pastërtisë dhe i lejojnë pasagjerët të marrin me vete produkte pastrimi nëse kjo do t'i bënte të ndiheshin më mirë.

Aeroportet po inkurajojnë udhëtarët të ndjekin udhëzimet e sigurisë të lëshuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), përfshirë praktikimin e distancës sociale kur bëhet fjalë për sigurinë dhe linjat e tjera.

Këshillat zyrtare të udhëtimit përfshijnë veshjen e një maskë për fytyrën, larjen e duarve për të paktën 20 sekonda shpesh dhe qëndrimin në shtëpi nëse ndiheni të sëmurë.

Nëse jeni të shqetësuar për dezinfektuesin e duarve, të gjitha aeroportet kryesore po ofrojnë produkte falas dhe Administrata e Sigurisë së Transportit ka bërë një përjashtim dhe tani po ofron një dezinfektues për duart me bazë alkooli për pasagjerët. Kufizimet më të fundit të udhëtimit në SHBA në lidhje me pandeminë e koronavirusit mund të gjenden në faqen e internetit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

CDC ju këshillon të mos udhëtoni gjatë kësaj kohe, por nëse e keni të nevojshme, udhëtimi duhet të jetë i sigurtë, duhet të ndiqni të gjitha udhëzimet dhe të kërkoni informacion para se të niseni.

Read more...

Përse nuk duhet t’i përdorni antibakterialët brenda në makinë?

Larja e duarve me ujë dhe sapun është këshilla më e mirë që japin ekspertët për të hequr papastërtitë dhe mikrobet, sidomos gjatë periudhës së pandemisë COVID-19

Por veç larjes së duarve, njerëzit janë këshilluar që të mbajnë me vete edhe xhel antibakterial, i cili, sipas ekspertëve, nuk duhet përdorur brenda në makinë. Ata thonë se pastrimin e duarve me antibakterial mund ta bëni në çdo mjedis, por jo brenda makinës.

Dhe për këtë ka një arsye të thjeshtë.

Brenda kabinës së automjetit temperaturat janë shumë të larta dhe kjo bën që alkooli të avullojë. Në këtë mënyrë, produkti humbet funksionalitetin dhe nuk është në gjendje të eliminojë bakteret.

Produktet antibakteriale, sidomos ato me përqindje të lartë alkooli, mund të shkaktojnë edhe irritime në lëkurë, prandaj rekomandohet që të bëhet kujdes me sasinë e përdorimi.

Një tjetër arsye që renditet nga ekspertët ka të bëjë me faktin që antibakterialët përbëjnë rrezik dhe mund të dëmtojnë automjetin nëse rrjedhin.

Inxhinierët e automjeteve “Ford”, shkruan Class, kanë bërë kërkime në këtë aspekt dhe kanë dalë në përfundimin se antibakterialët me përbërje të lartë alkooli mund të dëmtojnë sipërfaqet e brendshme të makinës.

Read more...

Destinacionet nga seria “Game of Thrones” që mund të vizitoni në jetën reale

Kur “Game of Thrones” transmetoi sezonin e tetë dhe të fundit në pranverën e vitit 2019, fansat u desh t’i jepnin lamtumirën personazheve të dashur.

Për fat të mirë, destinacionet në jetën reale, shumë prej tyre parqe kombëtare ose vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, janë vende që mund t’i shihni në të vërtetë, transmeton Telegrafi.

Nga fushat e lavave të ngrira në Islandë e deri në pallatet shekullore në Spanjë, këtu janë tetë vendet e xhirimeve të Game of Thrones që mund (dhe duhet) të vizitoni.

Dubrovnik, Kroaci

Parku Kombëtar Vatnajökull, Islandë

Pallatet, Spanjë

Bardenas Reales, Spanjë

Kalaja Dunluce, Irlandë

Read more...

10 përfitimet e panjohura të aloe verës

A e dinit se aloe vera ndihmon në pastrimin e akneve?

Apo se përdorimi i lëngut të aloe verës mund të jetë i dobishëm për uljen e sheqerit në gjak te pacientët diabetikë? Gjithashtu shërben për parandalimin e sëmundjeve të caktuara duke qenë se ka aktivitet shumë të mirë si antioksidant.

Kur mendojmë për aloe verën, gjëja e parë që na vjen në mendje është përdorimi për të zbutur dhe shëruar të djegurat nga dielli. Megjithatë, kjo bimë kaq e pasur me lëndë ushqyese përdoret kudo në botë për raste nga më të ndryshmet dhe shpesh mund të bëjë mrekullinë në shëndetin tuaj.

Kjo është shumë e vërtetë duke qenë se bima përmban mbi 75 lloje lëndësh të dobishme, vitamina, minerale, enzima, sheqer, përbërës fenolik dhe aminoacide.

Më poshtë gjendet një listë me pesë përfitimet që kushdo mund të marrë nga bima “magjike” e aloe verës.

1. Parandalimi i sëmundjeve

Bima e aloe verës përmban çuditërisht nivele të larta të antioksidantëve. Këto të fundit luftojnë radikalët e lirë (molekula shumë të paqëndrueshme përgjegjëse për plakjen dhe dëmtimin e qelizave) në trupin tonë, duke i neutralizuar dhe duke parandaluar të rëndojnë sëmundje si për shembull kanceri. Mosha e bimës së aloe verës ka po ashtu rëndësi në luftën që kjo bën ndaj radikalëve të lirë. Sa më e vjetër të jetë bima, aq më e dobishme është.

2. Ndihmon në tretje

Aloe vera përmban tetë lloje të ndryshme enzimash që bëjnë mrekulli për tretjen. Veçanërisht, enzimat që ndodhen tek aloe vera ndihmojnë në copëtimin e sheqerit dhe yndyrave, të cilat shkaktojnë probleme në tretje.

3. Përmban aminoacide thelbësore

A e dinit se aloe vera përmban 19 nga 20 aminoacidet natyrale që kërkon trupi i njeriut? Trupi ynë prodhon vetëm 12 nga këto aminoacide të domosdoshme. Tetë të tjerat mund të merren përmes konsumit të pijeve dhe ushqimit.

4. Ndihmon në shkëlqimin e lëkurës

Të gjithë kemi dëgjuar për mrekullitë që bën uji mineral në makeup, por ju mund të mos e dini se aloe vera përmban 10 prej mineraleve më të fuqishme që i duhen lëkurës. Mineralet kyçe si kalciumi, kromi, bakri, hekuri, magnezi, mangani, fosfori, natriumi dhe zinku gjenden te bima e aloe verës. Ndaj përdoreni këtë të fundit për të pastruar fytyrën, në mënyrë që të dukeni përherë të reja dhe me lëkurë të shkëlqyeshme.

5. Kuron aknet

Për shkak të përmbajtjes së mineraleve, një prej të cilave është edhe zinku, i cili ka rol kryesor në produktet e bukurisë, aloe vera mund t’ju ndihmojë në zhdukjen e akneve. Zinku redukton yndyrën natyrore që prodhon vetë lëkura. Disa studime këshillojnë që aknet krijohen si pasojë e mungesës së zinkut.

6. Pakëson dhimbjen

Aloe vera përmban shumë enzima, por një në veçanti është shumë e mirë për të luftuar dhe pakësuar dhimbjen. Kjo quhet iskinase dhe ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit të tepruar kur përhapet në lëkurë për të larguar dhimbjen. Të tjera enzima te bima e aloe verës mund të përdoren për të kuruar indet e vdekura të plagëve.

7. Rregullon lëkurën gjatë dëmtimit të qelizave

I ftohti shpesh shkakton sëmundjen e shkatërrimit të qelizave duke sjellë kështu dëmtimin dhe hapjen e plagëve të pjesëve më të ekspozuara të trupit. Fazat e këtij dëmtimi janë katër: fillimisht lëkura skuqet, pastaj krijohet një formacion i lëngshëm, dëmtohet përfundimisht shtresa e sipërme e lëkurës dhe së fundmi mund të rezultojë në humbje gjaku ose gangrenë. Aloe vera ul nivelin e trimboksanës, lëndës që shihet si shkaktarja e dëmit.

8. Veprimtari antikancer

Që prej vetisë së pabesueshme për të shëruar plagë, aloe vera ndihmon në pastrimin e lëkurës, por edhe në veprimtarinë që ndërmerr kundër agjentëve tumoralë. Këtë e ka konfirmuar një studim i ri që vjen nga Japonia, që ka zbuluar se nëse lëngun e aloe verës e përdorim në formën e xhelit, kjo ndihmon në parandalimin e kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë.

9. Rritje e flokëve

Aloe vera ndihmon në rritjen e flokëve të shëndetshëm duke rritur qarkullimin e gjakut në skalp. Enzimat përbërëse i japin aloe verës mundësinë të jetë një lëndë e dobishme për balancimin e pehashit në kokë.

10. Reduktim i sheqerit në gjak

Diabeti është një çrregullim i metabolizmit të karbohidrateve i karakterizuar nga sekretimi i ulët i insulinës. Për këtë shkak, shkaqet, simptomat dhe trajtimi variojnë dhe duhet të vëzhgohen me kujdes. Një studim në Indi zbuloi se 3000 pacientë kishin pësuar pakësim të nivelit të sheqerit në gjak në 90 për qind të rasteve, pasi ishin ushqyer me bukë që përmbante brenda aloe vera.

Read more...

Top New Collection

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Cras non placerat mi. Etiam non tellus sem. Aenean pretium convallis lorem, sit amet dapibus ante mollis a. Integer bibendum interdum sem, eget volutpat purus pulvinar in. Sed tristique augue vitae sagittis porta. Phasellus ullamcorper, dolor suscipit mattis viverra, sapien elit condimentum odio, ut imperdiet nisi risus sit amet ante. Sed sem lorem, laoreet et facilisis quis, tincidunt non lorem. Etiam tempus, dolor in sollicitudin faucibus, sem massa accumsan erat.

“ Many desktop publishing packages and web page editors now use Lorem Ipsum as their default model search for evolved over sometimes by accident, sometimes on purpose ”

Aenean lorem diam, venenatis nec venenatis id, adipiscing ac massa. Nam vel dui eget justo dictum pretium a rhoncus ipsum. Donec venenatis erat tincidunt nunc suscipit, sit amet bibendum lacus posuere. Sed scelerisque, dolor a pharetra sodales, mi augue consequat sapien, et interdum tellus leo et nunc. Nunc imperdiet eu libero ut imperdiet.
Read more...

Etiam laoreet sem

Quisque elementum nibh at dolor pellentesque, a eleifend libero pharetra. Mauris neque felis, volutpat nec ullamcorper eget, sagittis vel enim. Nam sit amet ante egestas, gravida tellus vitae, semper eros. Nullam mattis mi at metus egestas, in porttitor lectus sodales. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit. Voluptate laborum vero voluptatum. Lorem quasi aliquid maiores iusto suscipit perspiciatis a aspernatur et fuga repudiandae deleniti excepturi nesciunt animi reprehenderit similique sit. ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit. Qui at laborum nulla quae quibusdam molestias earum suscipit dolorum debitis hic sint asperiores maxime deserunt neque explicabo molestiae autem totam illum? Maecenas semper aliquam massa. Praesent pharetra sem vitae nisi eleifend molestie. Aliquam molestie scelerisque ultricies. Suspendisse potenti. Phasellus interdum risus at mi ullamcorper lobortis. In et metus aliquet, suscipit leo. Donec sed tincidunt lacus. Duis vehicula aliquam vestibulum. Aenean at mollis mi. Cras ac urna sed nisi auctor venenatis ut id sapien. Vivamus commodo lacus lorem, a tristique sapien tempus non. Donec fringilla cursus porttitor. Morbi quis massa id mi pellentesque placerat. Nam scelerisque sit amet diam id blandit. Nullam ultrices ligula at ligula tincidunt, sit amet aliquet mi pellentesque. Aenean eget fermentum risus. Aenean eu ultricies nulla, id bibendum libero. Vestibulum dui augue, malesuada nec tellus vel, egestas condimentum ipsum. Vestibulum ut. Integer semper quam turpis, id dapibus nunc ultrices at. Vestibulum eget orci lobortis, imperdiet diam a, ornare eros. Nam porttitor rutrum massa, eu varius velit facilisis at. Quisque porta elit et viverra suscipit. Proin laoreet, nisl et auctor mollis, felis sapien aliquet felis, nec facilisis tellus enim vitae enim. Nam rhoncus enim diam, a consequat nisi bibendum pulvinar. Donec aliquam lectus vitae ante pulvinar facilisis. Curabitur sed sem est.
Read more...